Më në fund, pasi disa përpjekjeve të vazhdueshme me fillimin e pjesës së dytë, Shqipëria arrin të thyej murin e San Marinos. Në minutën e 63-të, Myrto Uzuni hodhi një kros perfekt në zonë, aty ku Rey Manaj me kokë arriti të dërgoj topin në rrjetë. Mund të marrë më në fund frymë lirisht edhe trajneri Edy Reja.

Nëse ndaj Anglisë ishte e vështirë ti vije një notë përfaqësueses, kjo e kushtëzuar shumë nga forca e rivalit, e njëjta gjë nuk mund të thuhet përballë San Marino. Kuqezinjtë ngecin në një barazim pa gola në pjesën e parë, ky rezultat shqetëson jo pak por mbi të gjitha shqetëson loja e shfaqur. Të besuarit e Edy Reja janë shumë konfuz në fushën e lojës, e kanë shumë të vështirë të çajnë prapavijën e San Marino. Vetëm një gjuajtje në kuadrat, me Hysaj në minutën e 14-të.

Dyshja e sulmit Manaj-Broja nuk u shërbyen në asnjë moment gjatë pjesës së parë. I vetmi detaj pozitiv, nëse mund të quhet i tillë është kontrolli i lartë i topit, por vetëm kaq. Në pjesën e dytë kërkohet një reagim i shpejtë nëse dëshirojmë të shmangim këtë rezultat që do të ndërlikonte ndjeshëm rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit “Katar2022”.

Artikulli paraprakSHQIPËRI KONFUZE, VETËM NJË GODITJE NË PORTË, DHIMBJE KOKE PËR EDY REJA, SAN MARINO NUK ÇAHET
Artikulli tjetërSHKODËR, KANDIDATI I PD SPAHIA: RAMA KRYEMINISTËR RRUGAÇ