Tiranë- Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur banesën e deputetit të Partisë Socialiste, Namik Kopliku.

Sipas burimeve  autorët kanë thyer derën, ndërsa bazuar në kallëzimin e deputetit në komisariat, ata kanë marrë 2 ora dhe 3 varëse. Deputeti në një prononcim shprehet se kur banesa është grabitur ka qenë në Shkodër me familjen për festat e Nëntorit. “Isha në Shkodër për festat kur banesa është grabitur. Autorët kanë marrë orë, bizhuteri, disa sende me vlerë dhe një shumë të vogël parash. E zbulova grabitjen kur u kthyem dje në drekë nga Shkodra” u shpreh deputeti Kopliku. Pas marrjes së njoftimit, policia ka nisur hetimet për të arrestuar autorët e grabitjes së banesës së deputetit të qarkut të Shkodrës, në zonën e ‘Myslym Shyrit’. Policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve pranë shtëpisë për të identifikuar personat që kanë hyrë dhe kanë dalë gjatë natës për të shkuar në gjurmët e autorëve të grabitjes.Kopliku ka deklaruar  më morën bizhuteri dhe para.

 

Artikulli paraprakGREQI,KAPEN 70 REFUGJATË SIRIANË NË NJË PYLL MES NGRICËS NË SELANIK
Artikulli tjetërHIDHET NGA BALLKONI I KATIT TË KATËRT TË PAVIONIT TË SËMUNDJEVE TË BRENDSHME NË QSUT