Zënka mes 3 punëtorëve shqiptarë në dhe dy pronarëve të një shtëpie italianë, ka degjeneruar në një sherr masiv me lopata në një shtëpi fshati në zonën e Santa Marizza, në Caserta, ku dy kanë përfunduar në spital.

Tre punëtorët shqiptarë, ditën e djeshme rreth orës 19.00, kanë shkuar për të kërkuar pagesën e tyre për punë që kishin bërë, për rindërtimin e shtëpisë. Të zotët e saj kanë refuzuar që të paguajnë shqiptarë, sepse sipas tyre puna nuk ishte e bërë mirë. “Ti duhet të më paguash!”, kanë qenë fjalët që një kalimtar i rastit ka dëgjuar, ndërsa duket se diskutimi me fjalë më pas ka kaluar në një sherr, me grushte dhe lopata. Sipas mediave italiane një prej tyre ka rënë dhe ka përplasur dhe kohën. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ndihma e shpjete, duke transportuar në spital dy prej personave të plagosur, ndërsa karabinieri e zonës po heton ngjarjen.

Artikulli paraprakSHITET YAHOO, KOMPANIA VLEN 5 MILIARDË DOLLARË
Artikulli tjetërLAMTUMIRA E FUNDIT PËR TË RINJTË SHQIPTARË VIKTIMA TË SULMIT NË MYNIH