“Ti je Mbrojtja Civile”, ishte motoja e aktivitetit sensibilizues të organizuar në Lezhë në kuader të ditës ndërkombetare të Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë natyrore.Strukturat e Mbrojtjes Civile, drejtues të njesive administrative, përfaqësues të komunitetit dhe nxënës shkollash u bënë bashkë duke përcjellë mesazhe ndërgjegjësuese dhe informuese, me fokus parandalimin dhe përgjigjen emergjente ndaj zjarreve në pyje.

Falë bashkëpunimit të strukturave vendore dhe qëndrore këtë vit ka patur më pak zjarre, tha Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Bashkinë Lezhë Jasim Simoni.

Ky aktivitet sensibilizues në qender të qytetit të Lezhës u organizua nga Prefektura e Lezhës, në bashkëpunim me bashkinë Agjensinë e Mbrojtjes Civile dhe Kryqin e Kuq.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNDRYSHIM NË LISTËN E KOMBËTARES, TRAJNERI SILVINJO FTON SULMUESIN MARVIN ÇUNI PËR MIQËSOREN ME BULLGARINË
Artikulli tjetërQENDËR PËR TË RINJTË NË LEZHË