Bashkia e Shkodrës, në kuadër të ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsit, ka ndërmarrë një sërë nismash sensibilizuese me qëllim respektimin e të drejtave të grave, si të drejta themelore të njeriut.Në vazhdimësi të traditës, një nga nismat me rëndësi është aktiviteti i organizuar pranë Njësisë Administrative Dajç. “TI je shembull.

Gra të forta, profesioniste të zonja, nëna dhe bashkëshorte model, studente të shkëlqyera, biznesmene të arrira ndanë historitë e tyre, kontributin në zhvillimin e zonës duke dhënë shembullin se pavarësisht sfidave, vështirësive, pengesave gruaja ia del.

“Së bashku të gjithë mund t’ia dalim për të kontribuar për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore”, ishte mesazhi i përcjellë nga ky aktivitet.Aktiviteti u organizua me mbështetjen e organizatës Gruaja tek Gruaja.

Artikulli paraprakISH DREJTORI I POLICISË: POLITIKA LARG DUART NGA POLICIA
Artikulli tjetërLIRIA E MEDIAS, GJYKATAT DHE NDJEKJA PENALE KUNDËR ZYRTARËVE E POLITIKANËVE NË SHQIPËRI, JA PYETJET QË DY EURODEPUTETËT E PPE I DREJTOJNË KE-SË