Tifozët e Chapecoense janë mbledhur në stadiumin “Arena Conda”, ku kishin planifikuar që të prisnin heronjtë e tyre, por në fakt ata këtë herë kanë shkuar për t’u dhënë lamtumirën e fundit.

Në aksidentin e orëve të para të mëngjesit të djeshëm humbën jetën 71 persona, nga 76 që ishin të pranishëm në avion. Fansat janë mbledhur të gjithë për t’u lutur për heronjtë që u kanë dhënë aq shumë emocione, ndërkohë që nuk kanë ngurruar as të ndezin qirinj në kujtim të tyre. Pamjet e tifozëve po bëjnë xhiron e botës, teksa shumë prej tyre nuk i kanë mbajtur dhe lotët.

Artikulli paraprakAKSIDENTI NË LUNGOMARE, SHÇBA ARRESTON SHEFIN E HETIMIT TË AKSIDENTEVE
Artikulli tjetërZJARR NË FAMILJEN ME VARFËRI EKSTREME