Gjendja në të cilën ndodhet Vllaznia në këtë fillim kampionati ka nxitur tifozët shkodran që të dalin në këtë protestë. Me pankarta e mbishkrime të ndryshme tifo-grupi Vllaznit Ultras brohoritën kundër drejtuesve të Vllaznisë. Vllaznia e viteve të fundit lë për të dëshiruar ndaj tifozët duan që kjo situatë tashmë të marrë fund.

 

Një prej organizatorëve të protestës tregon edhe kërkesat që kanë të bëjnë me shkarkimin e drejtuesve por edhe gjetjen e një presidenti për Vllazninë.Në rast se situata vijon e njëjtë atëherë protesta për Vllazninë nga ana e tifozërisë ashtu siç kanë bërë të ditur do të përshkallëzohen.