Çdo ditë e më shumë paisjet teknologjike po lehtësojnë jetën tonë.

“Shpikja” më e fundit është krijimi i timonit inteligjent me anë të së cilit kërkohet ndërgjegjësimi i njerëzve për mos përdorimin e telefonit gjatë kohës që janë duke drejtuar mjetin. Kompania me anë të kësaj risie dëshiron që t’u mësojë adoleshentëve disa prej rregullave kryesore për drejtimin e makinës. Timoni inteligjent me anë të sensorëve kontrollon vendosjen e duarve në timon dhe jep sinjal sa herë që hiqen duart nga drejtuesi. Por nëse dëshironi ta merrni më të plotë këtë aplikacion, mund ta shkarkoni në telefonat inteligjentë dhe më pas keni mundësi të shihni udhëtimin që keni kryer për të kontrolluar mënyrën se si ju keni drejtuar makinën. 

Artikulli paraprak“NANË TEREZA KUR ISHTE GONXHE”, SHFAQJE NË TEATRIN “MIGJENI”
Artikulli tjetërBANORËT BLLOKOJNË RRUGËN E KOMBIT