Në prag të klasikes së futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia, trajneri i Vllaznisë Mirel Josa shprehet se ajo që do të kërkojë nga kjo ndeshje e rëndësishme është që ekipi i tij të jetë solid. Tekniku Josa për të shmangur presionin tek lojtarët e tij thotë se ndaj Tiranës, Vllaznia nuk do kërkojë domosdoshmërisht vetëm fitoren.

Josa i cili më përpara ka drejtuar Tiranën nuk i fsheh emocionet e kësaj përballje duke qenë se do jetë kundër bardhebluve, në stolin e Vllaznisë.

Pavarësisht fitores ndaj një rivali si Kukësi, trajneri Josa ripërsërit qëndrimin e tij se është shumë herët për të folur për titullin kampion.

Tirana-Vllaznia do të luhet këtë të premte në ora 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Një sfidë që pritet me emocione nga të dy tifozëritë si klasikja e futbollit shqiptar.