Minuta e 25-të e ndeshjes mes Tiranës dhe Vllaznisë ka parë një zëvendësim të detyruar deri diku pas dëmtimit të sulmuesit brazilian të shkodranëve, Da Silva. Ky i fundit, pësoi një të çarë në fytyrë dhe me sa duket stafi teknik mendoi se ishte e rëndë, edhe pse ai po mjekohej në fushë nga stafi mjekësor.

Trajneri Brdariç vendosi largimin nga fusha të futbollistit, duke lënë këtë të fundit të shtangur kur mësoi se në vendin e tij kishte hyrë Mustedanagivç. Ai fillimisht filloi të bënte me gjeste drejt Bradariç që nga ana tjetër e fushës dhe më pas, kur iu afrua pankinës nisi të shante publikisht trajnerin.

”Çfarë problemi ke?’, tha fillimisht i nervozuar ai duke shpërthyer më pas në të shara në anglisht në drejtim të teknikut, para se të futej i nervozuar në dhomat e zhveshjeve.