Një çantë e dyshimtë e cila ishte braktisur afër sheshit “Skënderbej” në Tiranë, alarmoi për më shumë se një orë policinë e shtetit.

Me të marrë sinjalin policia rrethoi perimetrin në pritje të forcave xheniere në rrugën “Dedë Gjo Luli”.Rreth orës 12:50 u bë shpërthimi i kontrolluar dhe rezultoi se ishte alarm fals.
Çanta kishte pasur brenda vegla pune që i përkasin një elektriçisti.

“Pas mbritjes në vendngjarje të ekspertëve antieksplozit, është bërë kontrolli i saj ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por sende personale pune. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo çantë është lënë gabimisht në rrugë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” informoi policia e Tiranës