Përplaset për vdekje shefi i Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës Martin Nika. Ai u përplas nga një makinë në mesnatë pranë Kryeministrisë.

Nika sapo kishte kontrolluar shërbimet e gardës pranë Kryeministrisë dhe po largohej. Ai ka qenë në këmbë duke ecur kur është goditur nga një makinë për vdekje. Policia ka arrestuar drejtuesin e makinës që përplasi për vdekje Nikën.

Ai është Albert Memia 31 vjeç, banues në Tropojë. Sipas policisë, rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II” duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, Memia aksidentoi me pasojë vdekjen në vend 50 vjeçarin.

Drejtuesi i makinës ka qenë duke lëvizur me shpejtësi, ndërsa dyshohet se kishte konsumuar alkool dhe lëndë narkotike. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për aksidentin.

Martin Nika 41 vjeç ka qenë më parë shef i shoqërimit të delegacioneve. Ai shoqëruar personalitete si Bush, Papa dhe zonjës Clinton gjatë vizitave në Shqipëri.

Artikulli paraprakLËVIZJET E FUNDIT NË SELINË BLU PARA PROTESTËS, BASHA THËRRET ALEATËT
Artikulli tjetërMETA SHPREH NGUSHËLLIMET PËR NDARJEN NGA JETA TË AKADEMIKUT KOLEC TOPALLI: VEPRA E BËN TË PAHARRUAR