Një sasi prej 1 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë është sekuestruar në Tiranë në kuadër të operacionit ” January” Arrestohen në flagrancë dy shtetas, shpallet një në kërkim

. Operacioni u ndërmor mbrëmë dhe të arrestuar janë Gjergji Gjinaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Ismail Alushi, 53 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Fallsifikim të dokumentave”. Gjithashtu është shpallur në kërim shtetasi: A. K., 41 vjeç, banues në Tiranë. “Shtetasit e lartë përmendur, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, te llojit Kokainë dhe Heroinë, në zona të ndryshme të Tiranës” Lëndën narkotike e siguronin tek shtetasi Ismail Allushi.