Sapo kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” edhe 208,000 vaksina të tjera SINOVAC.

E gjithë kjo falë marrëveshjes së qeverisë shqiptare me distributorin e vaksinave anticovid, COVAX.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në total, me ngarkesën e sotme janë marrë nga Sinovac 500 mijë vaksina.

“208 mijë vaksina sapo kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, të sinovaks. 500 mijë në total doza vaksina. Nga momenti i parë i procesit të lëvrimit në Shqipëri kemi më shumë se 700 mijë doza vaksinash që kanë mbërritur. Po ecet me ritme shumë të larta të vaksinimit. Sot në mbrëmje pritet përsëri 8190 doza nga kontrata e Pfizer. Objektivi ynë 500 mijë vaksinime deri në maj”, deklaroi Manasitrliu.

Ndërkaq ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj theksoi synimin për një stinë turizmi të hapur për vendin.
“Sot përfunduam kontratën për të sjellë 500 mijë doza të Sinovac. Siç premtuam ditën e parë të kësaj pandemie që do kujdesemi për shëndetin e qytetarëve.
Kjo stinë turizmi të jetë e hapur për Shqipërinë”, tha Ahmetaj.

Artikulli paraprakULEN NDJESHËM RASTET ME COVID NË KOSOVË, RAPORTOHEN 14 TË VDEKUR GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT
Artikulli tjetërPLAGOSJA E 5 BESIMTARËVE NË XHAMI, REAGON KREU I KMSH: TË ZBARDHET NGJARJA