Dhjetë vite më parë, një firmë ndërtuese në Lezhë falimentoi duke lënë pas një objekt të papërfunduar në rrugën e Shtrausit. Banorët që kishin blerë apartamente aty, mbetën për vite të tëra pa dokumente pronësie, megjithëse kishin përfunduar vetë ndërtimin e pallatit ku jetonin.Pas një procesi të gjatë ligjor dhe administrativ, ku pale me banoret u be edhe Bashkia e Lezhes, Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Lezhë ka përmbyllur procedurat e legalizimit dhe u ka dorëzuar banorëve certifikatat e pronësisë.Procesi u bë i mundur pasi vetë administratori i firmës ndërtuese dha miratimin që objekti të kalonte në pronësi të blerësve, ndërsa Bashkia dhe ASHK garantuan zbatimin e plotë të ligjit nr. 20/2020 “Për ndërtimet pa leje dhe objektet pa titull pronësie”.
Rasti i pallatit në rrugën e Shtrausit është vetëm një nga shembujt që tregojnë se procesi i legalizimeve po shkon drejt përmbylljes, në përputhje me politikën e qeverisë që asnjë apartament të mos shitet pa u pajisur më parë me lejen e shfrytëzimit.

Artikulli paraprakDESHTOJNË BISEDIMET, MINATORËT VIJOJNË PROTESTËN
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AKSIN KOPLIK-VERMOSH, DËMTOHEN PASAGJERËT