Pas legalizimeve falas të banesave, qeveria shqiptare do t’i ofrojë një lehtësi të tillë edhe fermerëve. Kryeministri Edi Rama tha se procesi për marrjen e titullit të pronësisë në fshat do të bëhet i gjithi falas.

Nga Roskoveci ku bashkë me kreun e ALUIZNIT ndanë certifikatat e legalizimit për shtëpitë e banorëve të kësaj bashkie, kreu i qeverisë lajmëroi se të gjithë fermerëve nuk do t’i duhet të kalojnë peripeci nga njëra-zyrë të tjetrën për të zotëruar titullin e pronësisë së tokës në fshat.