Një autobuz i nisur nga Shqipëria drejt Budvas është përfshirë nga zjarri në aksin rrugor Tivar – Ulqin. Flakët e zjarrit që kanë nisur në pjesën e motorrit janë përhapur me shpejtësi në të gjithë autobusin, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

I gjithë autobusi është shkrumbuar teksa automjeti ishte duke lëvizur në aksin dytësor Ulqin-Tivar. Ndërsa sipas policisë dyshohet se shkak për djegien e autobusit është bërë një defekt teknik tek automjeti. Ndonëse fillimisht mes pasagjerëve u krijua nga kaos, ata kanë zbritur me shpejtësi nga autobusi duke i shpëtuar flakëve të zjarrit. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin ku u dogj autobusi kanë shkuar forcat e policisë rrugore të shtetit malazez e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të kësaj ngjarje

Artikulli paraprak2016- ta, SHKELËSIT E RRUGËS ME GJOBA KËSHILLUESE
Artikulli tjetër“THE GUARDIAN”, MESSI LOJTARI MË I MIRË NË BOTË