Arrestohet njëri prej biznesmenëve të shpallur në kërkim për akuzën e mashtrimit me TVSH. Në pranga ka rënë Artur Bajramaj. Ndërkohë më 24 janar 2018 u arrestuan 6 biznesmenë. Bajramaj ishte njëri nga personat e shpallur në kërkim.

Dëmi i shkaktuar shtetit nga aktiviteti kriminal i 11 biznesmenëve llogaritet në vlerën 9 milionë dollarë ndërsa mësohet se nën hetim janë edhe dhjetëra subjekte biznesi që dyshohet se kanë kryer të njëjtën skemë. Policia në një deklaratë tha se vepra penale është kryer nga 11 persona duke regjistruar subjekte fiktive pa aktivitet me qëllim tërheqjen e blloqeve të TVSH duke plotësuar me to fatura shitje të rreme për subjektet e tjera. Zbardhja e kësaj skeme është arritur në bashkëpunim disa mujor mes drejtorisë së hetimit tatimor dhe Task Forcës së prokurorisë së Tiranës.

Në pranga me 24 janar përfunduan: -Dhimitraq Çelo, 23 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë. -Shkelqim Hasani , 50 vjeç, lindur në Gramsh banues në Tiranë. -Bujar Murataj , 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. -Ruzhdi Murataj , 60 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. -Indrit Sulaj, 30 vjeç lindur dhe banues në Tiranë. -Nevruz Lami , 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Artikulli paraprakGRABITJE ME DHUNË, PRANGOSET NJË IZRAELIT
Artikulli tjetërKAPET NË STACIONIN E AUTOBUSIT ME HEROINË