
Bashkia e Shkodrës ka programuar një tjetër investim për shkollën e mesme Oso Kuka në Shkodër.
Në mbledhjen e ardhshme të këshillit të Bashkisë së Shkodrës, zyra e investimeve e Bashkisë ka paraqitur edhe materialin për investimin tjetër që do të kryhet në këtë shkollë. Behet fjalë, për investimin ne sistemin e ngrohjes në këtë shkollë. Sipas projektit të paraqitur do te nderhyhet ne sistemin e ngrohjes i cili eshtë i domosdoshëm dhe i mundshëm për tu realizuar.
Për ngrohjen e të gjitha ambjenteve të shkollës specialistët pranë Bashkisë së Shkodrës kane vleresuar dhe kane propozuar vendosjen e kaldajes, investim ky i cili përfshin ndërtimin dhe pershtatjen e ambjentit ku edhe do të vendet. Ne fondin e programuar nga Bashkia e Shkodrës, është parashikuar edhe vendosja e pjesëve shtese dhe aksesorëve të kaldajës. Një investim i tillë përmbyll edhe investimin e plotë të rikonstruksionit të ambjenteve tet shkollës së mesme Oso Kuka në Shkodër një investim ky i kryer me fondet e Bashkisë së Shkodrës.






