Një tjetër kërkesë për koalicion është dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Në shkresën e firmosur që mban datën e 13 marsit, katër partitë opozitare, Aleanca Demokratike me kryetar Eduart Abazin, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostolin, Aleanca Barazi dhe Drejtësi Europiane me kryetar Valentino Mustakën si dhe partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë, kanë formuar koalicionin e quajtur ‘Aleanca’ për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit,

Partia udhëheqëse e koalicionit do të jetë Aleanca Demokratike.

Ky është koalicioni i tretë i dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për sa i takon zgjedhjeve lokale të 14 majit. Deri më tani, është dorëzuar koalicioni -Meta-Berisha me siglën ‘Bashkë-Fitojmë’ ku pjesë janë Partia e Lirisë, PBDNJ, PDK dhe grupimi i Berishës, si dhe koalicioni për këshillat bashkiakë “Aleanca Liberale e Djathtë” mes Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat dhe Partia Bashkimi Demokrat.

Artikulli paraprakZGJEDHJET E 14 MAJIT, META PREZANTON PROGRAMIN E PL-SË
Artikulli tjetërEUROSTAT: ÇMIMET E USHQIMEVE NË SHQIPËRI U RRITËN DY HERË MË SHUMË SE INFLACIONI NË SHKURT