Një tjetër ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur në Dibër, pas mbytjes së 30-vjeçarit në Lumin Vjosë, në Fier.

Raportohet se është mbytur në lumin Drini i Zi një fëmijë. Ka qenë një telefonatë në Spitalin e Dibrës, që ka dhënë lajmin e trishtë, pasi ka kërkuar një ambulancë, që të shkojë për të marrë të mbyturin në afëri të Luznisë, në lumin Drini i Zi.

Ambulanca dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa nuk dihet mosha dhe identiteti i fëmijes.

Siç raporton gazetari Doçi, fëmija dyshohet se është mbytur shumë orë më parë dhe që e ka marrë rrjedha e lumit rreth 30 kilometra. Kanë qenë banorët e zonës, në fshatin Selane, që e kanë gjetur dhe kanë njoftuar policinë.

Artikulli paraprakSHQIPTARI GODET ME THIKË DY VËLLEZËR ITALIANË, ARRESTOHET. JA SI E ZBULOI POLICIA AUTORIN E DYSHUAR
Artikulli tjetërPËRPARIM KABO “SHUPLAKË” POLITIKËS SHQIPTARE: RRINI MES VILAVE, JAHTEVE E LUKSIT, POR KY POPULL S’KA PËR TË DURUAR MË!