RENDI DHE SIGURIA NË QARKUN E SHKODRËS GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT .

Policia e shkodres ka ndaluar shtetasin Prend Marku, vjec 54, banues ne fshatin Gjegjan  Puke pasi  gjate nje debati ne familjen e tij per motive xhelozie , ka plagosur me thike bashkeshorten e tij Gjela Marku, vjec 47,  e cila ndodhet ne Spitalin Rajonal Lezhe, jashte rrezikut per jeten. Materialet i kaluan  Prokurorise se Rrethit Puke, per vepren penale “Dhune ne familje”. Nderkohe shtetasi Bardhok p  vjec 40 eshte akuzuar per vepren penale te “Shkelje e rregullave te qarkullimit” të parashikuar nga neni 290 K.Penal pasi me date 12.07.2014 duke udhëtuar me mjetin  tip ”TOYOTA” me targe AA 030 IU, në Unazën Perëndimore Shkodër, pikërisht në kryqëzimin e Kirasit, ka përplasur nje (fëmijë) vjec 11qe po udhëtonte me biçikletë. Femija ndodhet e shtruar ne Spital jashtë rrezikut per jeten. Tjeter ngjarje eshte shenuar me date 11 korrik 2014 kur ne urgjencen e spitalit rajonal shkoder eshte paraqitur në gjëndje kritike për jetën, një shtetas i pa identifikuar i moshës afërsisht 65 vjeç. Me gjithë ndihmën e dhënë nga sherbimi mjeksor ka gjetur vdekjen rreth orës 20.30. Nga kqyrja e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo plagë. Mendohet se është endacak nga rrethi Korçës sipas informacionit të dhënë nga mjeku i urgjencës nderkohe Po punohet për identifikimin e kufomës. Materjalet ju referuan Prokurorisë Shkodër vdekje natyrale.

Artikulli paraprakKALAJA “ROZAFA” DYFISHON TURISTËT DITORË
Artikulli tjetërDITA E MJALTIT PUKJAN