Një hetim i Prokurorisë së Lezhës për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim pa leje” është finalizuar me caktimin e nëntë masave sigurie, per zyrtarë dhe ish-zyrtarë të institucioneve të ndryshme lokale, përfshirë Kadastrën e Lezhës, Inspektoriatin e Mbrojtjes se Territorit në dhe Policinë e Shtetit.Sipas burimeve per Pjetër Tucin, i cili dyshohet te jete perfitues i prones eshte caktuat masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për pesë të tjerë është dhënë masa “arrest në shtëpi”. Ata jane Gentjan Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës së Lezhës, Artur Shabaku, ish-shef i sektorit të Legalizimeve dhe zyrtaret e kafastres Admir Maxhuni, Luiza Bala dhe Hekuran Xhina.Ndërkohë, dy ish-drejtues të IKMT-së, Flor Gjini dhe Kol Malai, janë ndaluar të dalin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ndersa polici i zones se Shengjinit Martin Ndoka është pezulluar nga detyra dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit.Masat e sigurise te caktuara nga gjykata jane ekzekutuar nga policia e Lezhes, ndersa hetimet jane drejtuar nga prokurorja Iva Harka, dhe sipas burimeve, çështja lidhet me ndërtime në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin, ku dyshohet se eshte tjetërsuar prona, ndërtuar pa leje dhe më pas legalizuar në mënyrë të parregullt.

Artikulli paraprakPROCEDOHEN 3 SHTETAS, DREJTONIN MOTOMJETIN PA LEJE
Artikulli tjetërNUMËRIM AUTOMATIK TË PASAGJERËVE URBAN