Gjykata e Apelit ka lënë të lirë sot ish-drejtorin e Hipotekës në Durrës, Ardjan Iliazaj, duke vendosur si masë të re, atë të detyrimit të paraqitje.

Iliazaj u arrestua pak ditë më parë, pas operacionit të policisë, i akuzuar për tjetërsim të pronave në bregdet.

Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur arrest me burg për Iliazajn dhe 18 punonjës te tjerë të Hipotekës, Aluizni-t dhe ish punonjësit e ish-komunës Ishem.

Ndërkohë, masa e sigurisë ka ndryshuar edhe për dy të akuzuarit e tjerë të çështjes, Renaldo Pasterma si dhe Albert Doda.

Artikulli paraprakILIR META DEKORON ME TITULLIN ‘MJESHTËR I MADH’ ATLETEN LUIZA GEGA
Artikulli tjetërI PANDEHUR PËR LOBIMIN RUS, BASHA: 10% I MBETUR NGA GËNJESHTRA DO ÇMONTOHET NË GJYKATË