Një prej të kërkuarve për tjetërsimin e pronave në Shëngjin është arrestuar nga policia.Në pranga ka përfunduar Lekë Frroku, i cili është arrestuar në Rinas.Ai po lëvizte me një automjet tip ML.

Prokuroria ka vënë nën akuzë dhjetëra zyrtarë të Bashkisë së Lezhës dhe jo vetëm për tjetërsimin e pronave në zonë e Ranës së Hedhun, një zonë shumë pak e shfrytëzuar.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, nënkryetari, Drejtoresha e Hipotekës dhe 5 zyrtarë të tjerë lokalë u arrestuan nga policia lokale mesditën e 16 marsit, pasi u akuzuan për shpërdorim detyre dhe falsifikimi dokumentesh që lidhen me tjetërsimin e pronave në bregdet.

Në pranga ranë 8 persona ndërsa është prerë urdhër arresti për 23 persona gjithsej.Zyrtarët u arrestuan me urdhëruar nga Prokuroria e Lezhës dhe vendim të gjykatës së Lezhës pas hetimeve disa mujore në lidhje me abuzime të dyshuara të bashkisë së Lëzhës me tokat në bregdet.

Njoftimi i policiae:Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4” , ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një prej të shpallurve në kërkim.

Më datë 21.03.2017, rreth orës 17:00, nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në D.V.P. Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale në Policinë e Shtetit si dhe me Sektorin për hetimin e korrupsionit në Departamentin e Policisë Kriminale është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit :-Lek Frroku, 47 vjeç, banues në Mamurras.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”.Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim .

Artikulli paraprakGODET ME KAÇAVIDË NË GJOKS ISH GRUAN, ARRESTOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetërKUVENDI I KOSOVES VOTON DEMARKACIONIN ME MALIN E ZI