Tjetërsuan 36 ha tokë në bregdetin e Spillesë, arrestohen zyrtarë e ish zyrtarë

Njëmbëdhjetë persona, mes tyre nënprefekti i qarkut të Tiranës dhe Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, janë arrestuar pasi akuzohen se kanë tjetërsuar toka në bregdetin e Spillesë përmes falsifikimit të dokumenteve. Dyshohen se kanë tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës. Sipas prokurorisë ” ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”. Në bazë të ligjit “Për tokën”, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Në bazë të fallsifikimit të dokumentave, zyrtarët lokalë e kanë shënuar zërin kadastral “tokë arë” në sipërfaqen prej 36 hektarë bregdet. Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes” nformoi prokuroria pasditen e 14 nëntorit 2017. E vënë në dijeni të procesit të shpejtë të tjetërsimit, Prokuroria e Kavajës ndërhyri në Korrik 2017, duke e vendosur nën sekuestro sipërfaqen e ranishtes për të penguar përkeqësimin e situatës në terren. Te arrestuarit Prokuroria e Kavajës i bëri kërkesë gjykatës për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata, për 1. Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë 2. Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë 3. Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë 4. Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë (aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë) 5. Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë 6. Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë 7. Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë 8. Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria ka lëshuar urdhërat e ndalimit edhe për shtetasit: 9. Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë 10. Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë 11. Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë