Rreth 15000 ha tokë rrezikon të hiqet nga harta e zonave të mbrojtura. Sipas një projektvendimi këto zona janë ne jug të vendit.

Biologu Taulant Bino, nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë thotë se ky projekt rrezikon biodiversitetin dhe një numër të madh speciesh.

Sipas Binos, Zonat e mbrojtura që do të hiqen nga harta janë në Velipojë, Karavasta, Vjosë Nartë, Divjakë dhe Butrint.

44 organizata të shoqërisë civile thonë se kjo bëhet për tu hapur rrugë investimeve e interesit privat.

Në projektvendim është diskutuar që hartat e zonave të mbrojtura të zgjerohen në disa territore të tjera, por për ekspertët ato nuk kanë rëndësi të njëjtë për biodiversitetin.

Në diskutimin që është bërë mes Ministrisë së Mjedisit dhe organizatave të shoqërisë civile këta të fundit thonë se ka munguar transparenca duke mos paraqitur argumentet e këtij ndryshimi.

Artikulli paraprakMASAT NDAJ COVID-19/ AUSTRALIA NGRE ‘KURTHIN’, QYTETARËT QË JETOJNË JASHTË MUND TË MBETEN BRENDA NËSE RIKTHEHEN
Artikulli tjetërDERI NË 8 MIJË VAKSINIME NË DITË/ BIE NUMRI PASI NJË PJESË E MIRË E QYTETARËVE KANË IKUR ME PUSHIME