Reshjet intensive të një dite më parë nuk e kanë përkeqësuar situatën e krijuar nga përmbytja e tokave bujqësore në zonën e NënShkodrës. Aktualisht, janë 738 hektarë tokë nën ujë, rreth 170 më pak se një ditë më parë. Në bazë të raportimit periodic të bashkisë Shkodër nga monitorimi I situatës së krijuar në terren, bëhet me dije se hidrometri në Dajç shënon kuotën 5.56m nga 6.30m që është maksimalja.

Hidrometri në Liqenin e Shkodrës shënon kuotën 8.01m ndërsa maksimumi është 8.70m. Ndërsa hidrometri I lumit Drin shënon kuotën 6.27m, ku kuota maksimale është 7.50m. Njësitë administrative me prezencën më të madhe të ujit në toka bujqësore mbeten Ana e Malit dhe Dajçi. Në nëjsinë Ana e Malit, sipërfaqja e tokave bujqësore nën ujë është tkurrur ndjeshëm në 24 orët e fundit.

Aktualisht është 480 hektarë, ndërkohë që një ditë më parë ishte 650 hektarë, pra rreth 170 hektarë më shumë. Edhe niveli I ujit në nrrugën e fshatit Obot ka rënë në 15 cm, por institucionet këshillojnë që kalimi të bëhet vetëm me mjete të larta. Fshatat më të prekur mbeten Oboti, Muriqani dhe Oblika.

Ndërkohë, në njësinë administrative Dajç, situata mbetet e njejtë me një ditë më parë ku janë reth 250 hektarë tokë bujqësore e përmbytur kryesisht në zonën e quajtur “Kënata e Dajçit” e përbërë nga fshatrat Mushan, Shirq, Suka – Dajç. Njësitë e tjera më pak të prekura nga uji mbeten njësia Gur I Zi ku ka vetëm gërryerje të toëks bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali I Vukatanit.

Në njëisnë Bërdicë vijon gërryerja e tokës buqjësore në vendin e quajtur Harku I Bërdicës. Në njësinë Rrethina është zvogëluar në tetë hektarë sipërfaqja e tokës bujqësore, kryesisht në fshatin Zues. Pavarësisht situatës së qetë në 24 orët e fundit, banorëve në këto zona I ëshët kërkaur të marrin masa për përballimin e situatës në rast të përkeqësimit të gjendjes.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e institucioneve kryesore në Shkodër janë çdo ditë në terren për monitorimin e situatës dhe marrjen e masave për parandalimin në kohë të çdo rreziku që mund të paraqitet nga fryrja e lumenjve.