Mungesa e pastrimit të kanaleve të vaditjes në fshatin Darragjat, të njësisë administrative Dajç është kthyer në një sfidë prej vitesh. Bimësia në këto kanale, jo vetëm pengon në kultivimin e tokave bujqësore, por është kthyer edhe në rrezik për lëvizjen e banorëve në rrugën kryesore të fshatit, tregojnë ata.
Për banorët, problemet që sjellë mospastrimi I këtyre kanaleve është I madh.

Disa herë Star Plus Tv ka trajtuar këtë problematikë të adresuar nga banorët në redaksinë tonë, ndërkohë që u ka kërkaur institucioneve përgjegjëse informacion mbi masat e marra lidhur me këtë problematikë. Pavarësisht premtimeve për një aksion të mirëfilltë në këtë zonë, ende nuk ka filluar puna në terren

Artikulli paraprakBREGDETI I LEZHËS ME UJERA TË PASTRA
Artikulli tjetërURGJENCA E SPITALIT, RRETH 120 VIZITA NË DITË