
Sipërfaqja e tokave të përmbytura në bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës po përmirësohet çdo ditë.
Drejtori Rajonal i Bujqësisë Mustaf Kraja thotë se më problematike mbetet situata në Njësinë Administrative Ana e Malit. Përsa i përket situatës në Velipojë, Kraja thotë se bashkëpunimi mes institucioneve ka bërë që të mos ketë përmbytje. Nga 565 hektarët e përmbytur aktualisht, 275 janë të mbjella me farogjerë, ndërsa 290 të tjera janë toka djerrë. Ditët në vijim, specialistët parashikojnë përmirësim të mëtejshëm të situatës.


