Në fshatit e Obotit të Njësisë Administrative Ana e Malit, tokat bujqësore janë të mbuluara nga uji e për pasojë të mbjellat kanë shkuar dëm. Fermerët e zonës ankohen duke thënë se ato janë të ardhurat e vetme që kanë dhe i kërkojnë prefektit të qarkut Shkodër, Çesk Millja, që të shpallë emergjencën e situatës.

Sipas tyre, gjendja është emergjente dhe duhet vepruar për zgjidhjen e situatës.
Nga ana tjetër, fërmerët kërkojnë dëmshpërblim nga qeveria pasi është një e drejtë që u takon.

Qindra hektarë tokë të përmbytura kanë çuar dëm të gjitha shpenzimet e banorëve të kësaj zone për të mbjellat. Këto të fundit kanë shkuar dëm dhe e vetmja mënyrë për kompensimin është dëmshpërblimi, sipas të cilëve u takon.