Prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani e ka quajtur të paligjshme kontratën e firmës turko-maqedonase me shtetin shqiptar për mbjelljen e orizit në tokat e Trushit, firmë e cila u largua pas protestave të banorëve në Bërdicë.

Prefekti u shpreh edhe për dëmshpërblimet e të përmbyturve në 2010-2011 duke thënë se shumë shpejt do marrin pjesën e mbetur dhe se po përgatitet dokumentacioni. Sa i përket tokave në Malësinë e Madhe kanë rifilluar bisedimet për të gjetur zgjidhje që pronarët të paisen me çertefikatat e pronësisë dhe aktualisht ka dy variante.

Çështja e tokave në Malësinë e Madhe kërkon ende kohe për shkak të situatës së komplikuar që është krijuar në këto 25 vite deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Artikulli paraprakBASHA-BREITBART NEWS: SHQIPËRIA ËSHTË NË NJË KRIZË POLITIKE
Artikulli tjetërTRAJNIM PËR DISKRIMINIMIN NË VENDIN E PUNËS