Qyteti i Tokios në Japoni ka përjetuar borën e parë në muajin nëntor pas 54 vjetësh.

Banorët e kryeqytetit japonez janë kapur në befasi, pasi temperaturat në ketë periudhë variojnë nga 10oC-17 oC. Sipas sinoptikanëve bora erdhi nga një front i pazakonte të ftohti në qytet. Ky moti i papritur në Tokio ka shkaktëruar edhe vonesa në transportin publik. Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi gjithashtu për rrugë të bllokuara, me akull, ndërsa tha se telet elektrike dhe pemët janë të mbuluar me dëborë.

Artikulli paraprakNUK MORI 10 NË PROVIM, VRET VETEN
Artikulli tjetërSULM TERRORIST NË TURQI, 2 TË VRARË DHE 16 TË PLAGOSUR