Nuk shkoi sipas parashikimeve performanca e parë e Briken Calja në stilin e shkëputjes.

Peshëngritësi kuqezi, shpresa më e madhe për të siguruar medalje në Lojërat Olimpike, e mbylli garimin e tij të parë me peshën 151 kg duke u renditur në vendin e shtatë.

Calja nuk ia doli në provën e parë me 151 kg, peshë të cilin arriti ta mbaj lart në provën e dytë. Në provën e tretë Calja provoi me 155 kg për tu futur në treshen e parë por nuk arriti të dërgonte shtangën lart.