Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi është paraqitur në SPAK.

“Është normale të na thërrasë Prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq”, ka thënë ai.

I pyetur nëse do votojë për shkrirjen e SPAK, Doshi theksoi se nuk do ta bënte këtë asnjëherë.

“Asnjëherë. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tanë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”, deklaroi Doshi.

Artikulli paraprakSHKODËR, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES, PROCEDOHET 51-VJEÇARI
Artikulli tjetërEKSPERTJA: ÇDO DITË NJË RAST I RI DHUNE