Ardhja e stines se reshjeve  dhe me pas debores  ka vene ne levizje ndermarrjen e rrugeve rurale e cila ka nisur nje sere inspektimesh ne te gjitha zonat e thella malore nisur edhe nga situatat e prapritura qe jane paraqitur sezonet e kaluara.

Drejtori i Rrugeve Rurale Dede Tonaj , njofton se  kane  nisur riparimet në  segmente që mund te quhen  pika rreziku  duke  nisur nga zona te ndryshme te Dukagjinit dhe per te vijuar ne Vermosh te Malesise se Madhe.

TONAJ: ÇËSHTJA E FONDEVE MBETET E PAZGJIDHUR

Drejtori Tonaj, nderkaq  percjell edhe nje here shqetësimin e mungesës së fondeve pasi mirembajtja e ketyre segmenteve kerkon vemendje konstante.

Nen kujdesin e Ndermarrjes se Rrugeve Rurale te qarkut Shkoder aktualisht jane rreth 404 km te cilat kerkojne nje vemendje specifike me ardhjen e stines se ftohte te dimrit.Sic dihet në të gjithë qarkun e Shkodrës rrugët rurale kane veshtiresi me te madhe per vete pozicionin e tyre ku ndodhen , duke pasur  nevoja konstante per riparim asfalti,ndertime barrierash , apo pajisje me sinjalistike rrugore.

Artikulli paraprakZJARRI PËRFSHIN TARABOSHIN, NEUTRALIZOHEN FLAKËT
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHEN DY SHTETAS PËR KONTRABANDË