Pas 45 vitesh kontribut në shërbimin shëndetësor, mjeku i njohur lezhjan Tonin Frroku ka përmbyllur angazhimin e tij shtetëror në fushën e mjekësisë. Me këtë rast u organizua një aktivitet i veçantë, ku morën pjesë kolegë, bashkëpunëtorë dhe personalitete të njohura të mjekësisë shqiptare.Në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite, Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekut të Shqipërisë i akordoi doktor Tonin Frroku një Certifikatë Mirënjohjeje.

Gjatë ceremonisë, kolegët e tij vlerësuan profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e doktor Frrokut në shërbim të pacientëve dhe zhvillimin e mjekësisë ne Lezhe dhe me gjere.

Në fjalën e tij, doktor Tonin Frroku u shpreh mirënjohës për vlerësimin dhe bashkëpunimin e kolegëve gjatë gjithë karrierës së tij.

Tonin Frroku e nisi punën në shërbimin shëndetësor në vitin 1980, në vendlindjen e tij, Ungrej të Lezhës, fillimisht si infermier. Pas përfundimit të Fakultetit të Mjekësisë në vitin 1986, ai shërbeu si mjek në Pukë dhe në disa fshatra të Lezhës. Më pas u specializua në degën e gastrohepatologjisë dhe u emërua në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku përmbylli edhe karrierën e tij shtetërore, duke lënë pas një kontribut të çmuar në shërbim të shëndetit të qytetarëve.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZJARR NË ZONËN ME KALLAMISHTE PRANË PLAZHIT TË TALES, FLAKËT PËRHAPEN ME SHPEJTËSI
Artikulli tjetërSHKODRA RRETH 25 % MË SHUMË TURISTË