Deputetja demokrate ka një mesazh për raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein i cili sot i kërkoi opozitë të ndërpresë bojkotin parlamentar dhe t’i kthehet punës për të mos bllokuar procesin e vettingut.

Jozefina Topalli:“Unë i kuptoj ndërkombëtarët që politikanin e shohin në parlament. sepse në kushte normale kjo është. Ne jemi zgjedhur për të qenë në parlament. Por nuk jemi në kushte normale. Është një zgjedhje që as mua nuk më pëlqen. Është një zgjedhje e padëshiruar por një tjetër mënyrë për të tërhequr vëmendjen dhe për të thënë:

A mund të lejojmë të bëjmë demek sikur në Shqipëri nuk ndodh asgjë, kur lirohen vrasës, hakmarrja për drejtësi na jep leksion si duhet të bëjmë reformë në drejtësi. Është një situatë që duhet të ulërasësh. Dëgjojmë me shumë respekt këdo që flet dhe mendon për vendin tonë, por më mirë se kushdo tjetër këto qytetarë e dinë se cili është halli i tyre. Jetojmë në liri dhe askush nuk duhet të thotë që t’i duhet të thuash këtë apo atë. Këtë e kemi kaluar dhe nuk e kemi pranuar as kur ka qenë Enver Hoxha”