Ish kryetarja e Parlamentit dhe ish numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, kërkon reagimin e opozitës në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend. Deputetja e shkodrës duket se nuk është aspak e kënaqur me kryetarin e Partisë Demokratike dhe punën që po bën opozita sot në Shqipëri. Ajo nëpërmjet një statusi në Facebook, lë të nënkuptojë se opozita duhet ti përgjigjet situatës duke mos ndenjur në heshtje. Konkretisht në Facebook, Topalli shkruan.
Ikin 150 milion euro nga evazioni fiskal dhe vjedhje pa hesap;
Ik FMN…
Ikin ne korrik 7000 shqiptare te tjere per azil,
Ikin dritat dhe uji ne kulmin e sezonit turistik nga Velipoja ne Sarande
Ikin te tortuar emigrantet shqiptare qe per te marre pasaporten e femijeve , zejne rradhet me dite ne kulmin e te nxehtit , ku marrin dhe ndonje grusht.
Ikim lart ne rendidtjen per cmimin me te shtrenjte te naftes,…fusim ne burg femije 4 vjeçare dhe e trajtojme si kafshe…; grabiten si kurre me pare banesat edhe ne qender te qyteteve…
Ikin per pushime te gjata dhe “udheheqesit ” politik… Dhe asgje nuk ndodh.. Pse? Pyetjen nuk e kam per kliken ne pushtet, Jo! Pyetjes duhet t’i pergjigjet opozita. Ky qëndrim i Topallit lë të kuptohet shumë qartë se gjërat nuk janë ashtu siç duhet në drejtimin e Opozitës. Në fakt kjo nuk është hera e parë që Topalli është kundër praktikës që po ndjek kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.