DEPUTETJA E SHKODRËS: BAZHDARI FYTYRA E LSI NË SHKODËR JO E PS. Përmes blerjes së votës Ilir Meta po kërkon të fyej dhe poshtërojë shkodranët të cilët nuk do e lejojnë një gjë të tillë. Kështu shprehet deputetja e Shkodrës Jozefina Topalli në një intervistë për “Star Plus”. Kandidatja e së majtës në Shkodër sipas ish-kryeparlamentares Topalli është figura e Ilir Metës duke mos përfaqësuar PS.

Lidhur me deputetin Tom Doshi, Topalli nuk ka asnjë koment. Parlamenti dhe administrata janë të kriminalizuara thotë Topalli. Vendimin e Gjykatës së Lartë për dekriminalizimin, deputetja e Shkodrës e quan një legalizim të krimit. Shqipëria rrezikon greminën shprehet deputetja Topalli ndaj kërkon votën për Partinë Demokratike. Deputetja Topalli u shpreh se mbështet plotësisht kandidaten e PD Voltana Ademi dhe është e bindur se shkodranët do t’i japin votën Partisë Demokratike.