Topalli në Kuvend: Rama ka rënë, Meta fshihet nga akuzat e ministrit të tij

Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka deklaruar se opozita do të kërkojë mos besimi për kryeministrin Edi Rama, pasi qeveria ka rënë. Topalli: Kryeministri nuk është në sallë, as kreu i Kuvendit. Edhe ministrat e LSI-së në qeveri nuk kanë ardhur në këtë seancë ndaj qeveria ka rënë. Unë kërkoj mocion mosbesimi me debat për kryeministrin për këto 4 vite shkatërrim. Ministrat e qeverisë nuk kanë ardhur në këtë seancë ndaj qeveria ka rënë. Unë kërkoj mocion mosbesimi. Ku janë kryetari i parlamentit dhe ministrat e LSI-së? Pse nuk vijnë ata? A janë akuzat e tyre ndaj kësaj qeveria? Kjo është fundi dhe rënia e qeverisë së shtetit shqiptar. Leskaj: Atë mocion mosbesimi është e drejta juaj. Bëjeni, është e drejta juaj, nuk besoj se na e kërkoni neve ta bëjmë ose të mos e bëjmë mocionin.