Listën me 10 kandidatëtë për deputetë, kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli e ka cilësuar si lista më e mirë në 3 dekarda, duke thënë se ka ëndërruar gjithnjë që deputetët të tillë të ulen në Parlament. Ajo ka prezantuar ditën e sotme 10 emrat e parë për Tiranën, duke bërë me dije se do të ketë kandidatë edhe në rrethe. Në listën e saj, tha Topalli, janë mjek, profesor, e të rinj me rezultate të shkëlqyera.

“Do të prezantojmë bashkë me kandidatët sipas rretheve edhe programin tonë, është lista më e mirë e tre dekadave, mjek, profesionist, të rinj të studiuar me rezultate të shkëlqyera, janë modeli i deputetit që gjithë jetën time kam ndërruar që të kem në parlament”, tha Topalli.

Ajo nuk ka nguruar që të sulmojë politikën e vjetër, duke thënë se vendi ynë është në pikën më të keqe pasi nuk ka qeveri dhe as opozitë.

“Ne do të zëvendësojmë politike cinke me politikën e shpresën, nuk kemi pse të jemi më pak guximtar, se gjysma tjetër që përgjysmoi partitët e vjetër, boll më me riciklim të të njëjtave persona, që kanë provuar çdo post, boll më që duan vetëm gënjeshtra dhe të pasurojnë familjen e tyre, përtej të treve, Ramës, Bashës, e Metës, ka shqiptar dhe patriot që mund të qeverisin më shumë përgjegjësi, ato janë përgjegjësit kryesor që në Shqipëri

nuk ka më shpresë dhe as një të djathtë reale, vetëm te ne ndodh që të mos ketë aq qeveri e as opozitë, më shumë demokratë ka jashtë PD, janë përgjegjës të pabarazisë së frikshme mes miliardëve bandit dhe të varfërve, ftesa jonë nuk është për ata që nuk ndryshojnë mendje, t’i kthejmë shpresën e dinjitetit, Shqipërinë nuk është e Ramën, Monës, Metës, dhe e Lulëzimit”, tha Topalli.

Artikulli paraprakZGJEDHJET NË KOSOVË, VIJON RINUMËRIMI I 494 VENDVOTIMEVE
Artikulli tjetërSORECA MESAZH NË PRAG TË ZGJEDHJEVE: LISTAT E KANDIDATËVE PËRGJEGJËSI LIGJORE DHE MORALE E KRYETARIT