“As që nuk bëhet fjalë që do jem në listën e kandidatëve të PD për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

Kjo është deklarata e ish-nënkryetares së PD Jozefina Topalli dhe ish-kryeparlamentare sot deputete e kuvendit të Shqipërisë. Topalli mohon se një konflikt me kreun e PD Shkodër Ramiz Çobaj. Topalli shprehet se gjatë gjithë kësaj kohe pas zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës ka qëndruar e shkëputur disi për shkak të dorëheqjes që ka dhënë si nënkryetare e PD. Lidhur me 25-vjetorin e krijimit të PD-së Shkodër Topalli vlerësoi kontributin e të mijëra demokratëve shkodran ndër vite. Jozefina Topalli është përfshirë në PD në vitin 1996 dhe që atëherë do bëhej figura më e rëndësishme pas Sali Berishës, duke qenë deputete në kuvend, nënkryetare e partisë dhe për 8 vite kryetare e parlamentit. Kohët e fundit një lloj rikthimi i saj ka nisur të zgjojë kureshtjen se “zonja e hekurt” siç cilësohet ka ende për të dhënë.