Një nga momentet më të veçanta të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2025” ishte shpallja e Formacionit më të Mirë të Vitit të “Abissnet Superiore”, i përzgjedhur nga gazetarët dhe opinionistët sportivë, sipas skemës 1-4-3-3. Portieri më i mirë i vitit është Mario Dajsinani, futbollist i Egnatias dhe i Kombëtares shqiptare. Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë: Emiljan Musta (AF Elbasani), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Naser Aliji (Dinamo City) dhe Abdurrahman Fangaj (Egnatia).

Në mesfushë janë përzgjedhur: Adnard Mehmeti (Partizani), Albano Aleksi (Egnatia) dhe Esat Mala (Vllaznia). Treshja e sulmit përbëhet nga: Dejvi Bregu (Dinamo City), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Baton Zabërgja (Dinamo City). Për shpalljen e emrave fitues në skenë ishin ish-futbollistët e njohur shqiptarë, Kreshnik Çipi dhe Mujo Targaj, të cilët dorëzuan trofetë për 11 lojtarët e përzgjedhur.

Në fund, të gjithë futbollistët u ngjitën në skenë për të tërhequr çmimet, ndërsa nuk munguan falënderimet e rastit dhe fotografia tradicionale e ekipit së bashku.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKAPITENI BERAT GJIMSHITI ZGJIDHET “LOJTARI I VITIT I KOMBËTARES”
Artikulli tjetër“TOPI I ARTË 2025”, NDAHEN ÇMIMET PËR MË MIRËT E VITIT