GJERMANI JOAKIM LOW U SHPALL TRAJNERI MË I MIRË .Cristiano Ronaldo është fituesi i “Topit të Artë” 2014. Portugezi bën dopietë radhazi dhe tripletë në karrierë. Sulmuesi i Realit të Madridit zhvilloi një edicion fantastik me Realin e Madridit duke fituar 4 trofe, Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretit, Super Kupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.

Ronaldo në vitin 2014 ka shënuar 54 gola në 55 paraqitje për Realin dhe Portugalinë. Ronaldo nga 54 gola, 10 i ka realizuar nga penalltitë, ndërsa ka asistuar 18 herë dhe theu rekordin për më së shumtë gola të shënuar në Ligën e Kampionëve gjatë një edicioni me 17. Ronaldo fitoi “Këpucën e Artë” për golat e shënuar në Europë, Spanjë dhe Ligën e Kampioneve. Ronaldo barazoi rekordin e Telmo Zarras dhe Alfredo Di Stefanos për më së shumë tre golësha të shënuar në La Liga. Dështimi i vetëm i Ronaldos ishte Botërori i Brazilit, ku Portugalia nuk mundi të kalojë as fazën e grupeve.  Në vendin e dytë u rendit Lionel Mesi, i cili dështoi me Barcelonën, ndërsa me Argjentinën arriti deri në finalen e madhe, por që fitoi  vetëm titullin si lojtari më i mirë i kampionatit, pasi shënoi katër gola. Mesi shënoi 46 gola në 59 ndeshje për klubin dhe kombëtaren, 7 ishin me penallti dhe 21 asiste. Mesi theu rekordin e Raulit për golat në Ligën e Kampionëve dhe u bë golashënuesi më i mirë në “El Clasico” me 24 gola të shënuar dhe kampionatit spanjoll. Mesi ka katër tituj të “Topit të Artë” të fituar nga 2009-2012. Podiumin e më të mirëve e plotësoi Mauel Nojer, i përfshirë për herë të parë treshen kandidate për të fituar “Topin e Artë”. “Gardiani” gjerman ka pësuar vetëm 40 gola në 56 ndeshje, gjatë 2014 nuk ka pësuar gol në 28 ndeshje duke fituar Botërorin me Gjermaninë, Ligën dhe Kupën me Bayernin. Por duket se paraqitjen e mirë e ndoqi ‘mallkimi’ i faktit se është portier dhe se sytë e të gjithëve janë te ata që i shënojnë golat.Portieri i fundit që e ka fituar këtë trofe është Lev Yashin i Bashkimit Sovjetik në 1963.

 

Gjermani Joakin Lëv triumfon përballë Ancelotit dhe Simeones duke fituar çmimin e trajnerit më të mirë për vitin 2014. Lëv arriti që të fitonte kampionatin botëror që u zhvillua në Brazil me Gjermaninë me një paraqitje spektakolare.

 

James Rodrigues fiton çmimin për golin më të bukur për 2014 me perlën e realizuar në kampionatin Botëror të Brazilit në sfidën përballë Uruguait.

 

Kolumbiani, tashmë pjesë e Realit të Madridit pas një stopimi të bukur më gjoks të sferës e lëshon drejt portës duke e ndalur në rrjetë. James la pas Vane Persin dhe Stephanie Roche.

Artikulli paraprakKRROQI: PUNIMET PËR PARKETIN VIJOJNË
Artikulli tjetërARRIHET AKORDI, KRUJA SHITET PËR 70 MIJË DOLLARË