Avokati i Popullit, Igli Totozani gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Korçës është ndalur tek reforma në drejtësi, të cilën e ka konsideruar jetike në 3 drejtime kryesore.

Edhe pse ka qëndruar jashtë shprehjes së mendimit lidhur me aktorët pengues të kësaj reforme, avokati Totozani ka theksuar se në gjithë historinë e shtetit tonë ekzekutivët e kanë tejkaluar kufirin që ka vendosur ligji dhe kjo i ka bërë ata shkelës të të drejtave të njeriut. Sipas tij, pushteti gjyqësor duhet të jetë transparent, efiçent, i pavarur, i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe i parashikueshëm. Gjatë takimit me qytetarët të zhvilluar në vazhdën e turit që institucioni i Avokatit të Popullit ka marrë në gjithë vendin, në Korçë janë evidentuar problematika të fushave të gjera, me drejtësinë, rrugët, moszbatim vendimesh, etj.

Artikulli paraprakSITUATA E PËRMBYTJEVE, RAMA MBLEDH SHTABIN E EMERGJENCAVE
Artikulli tjetërNISHANI, MESAZH URIMI DONALD TRUMP