
Sheshi qendror i Laçit u mbush me ngjyra, aroma dhe tinguj permes panairit “Traditë, Mikpritje, Kulinari”, një festë që solli bashkë të rinj e të moshuar, duke u kthyer në një moment të veçantë për qytetin. Në stendat e shumta u prezantuan gatime tradicionale dhe produkte të zonës, të cilat tashmë njihen edhe në tregun europian, ndersa gatimet e vjetra të gjyshes u kthyen në shije të reja për brezin e ri. Panairi nuk ishte thjesht një ekspozim produktesh, por një urë që lidh të kaluarën me të ardhmen, duke ruajtur kujtesën kolektive dhe duke e shndërruar atë në mundësi për zhvillimin turistik.
Qëllimi i këtij aktiviti i organizuar nga Bashkia Kurbin ishte jo vetëm prezantimi i trashëgimisë së pasur kulturore dhe kulinare se zones, por edhe promovimi i saj përmes hartimit të itinerareve turistike si dhe dokumentimit të recetave tradicionale në një libër unik.
https://youtu.be/jNht7VfEi78






