Francesk Mecaj personi i arrestuar për trafik armësh me Italinë është lënë në burg pa afat.
Gjykata e Lezhës e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 30 vjeçarit që rezulton me preçedent penal në vendin fqinj.Ai u arrestua pak ditë më parë në Malësi të Madhe si personi që kishte futur armë zjarri në një valixhe me qëllim trasportimin e tyre.
Burime bëjnë me dije se indiciet erdhën nga një informacion i mbërritur nga Guardia Di Finanza, ku thuhet se është bërë ndalimi i dy shoferëve të autobusit pasi në një valixhe brenda bagazhit të tyre u gjetën amrë zjarri dhe municione, ku me me pas dy të dyshuarit janë vënë në përgjime.
Nga hetimet ka rezultur se 30 vjeçari Francesk Mecaj me datën 16 korrik kishte telefonuar administratorët e linjës me një numër Italian ku i ka kërkuar trasportin e një valixheje që sipas tij kishte ushqime.Takimi është realizuar në Milot ku fiksohet ne pamje 30 vjecari që e dorëzon së bashku me 50 euro.Po ashtu rezulton se më tej është doruzar në Itali tek një person i huaj.
3 javë më pas i njejti person telefonon sërisht agjensinë ku sërish do të bëntë një dërgese në Itali.Edhe kësaj radhe takimi është realizuar në Milot ku fiksohet në kamera se dorzon valixhet.
Por kësaj radhë udhëtimi duket se nuk ka shkuar mire pasi autoritetet italiane ndaluan furgonin ku u kapën 5 armë kallashnikov, 5 krehëra dhe 356 fisheke.Në pranga atje kanë pëfunduar dy shoferet Arian Deda dhe Eltion Muca. Ndërkohë që autoritet italiane janë në kërkim të italianit që do të priste valixhen me armë zjarri.

Artikulli paraprakPOLICIA E SHKODRËS 1300 GJOBA NË DY JAVË
Artikulli tjetër“FEST FOLK” NË BASHKINË PUKË