Trafik droge drejt Greqisë, kapet  makina me 45 kg kanabis, arrestohen dy trafikantë

 

Policia ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria, kësaj radhe drejt Greqisë. Në pikë kufitare të Qafë Botës në Sarandë, u ndalua një makinë me dy persona në bord të cilët tentuan të trafikonin kanabis. Nga kontrolli në mjetin Benz me targa AA 314 PR u gjetën 45 kg kanabis sativa e fshehur në një vend të modifikuar mes bagazhit dhe serbatorit. Kanabisi ishte ndarë në 39 pako të ndryshme. Të arrestuarit janë pronari i makinës, Miri Hamata 28 vjeç dhe Vilson Lamka 30 vjeç.