Forcat e Rendit në Itali kanë bërë të ditur arrestimin e 15 personave dhe vendosjen e tre të tjerëve nën arrest shtëpie.

Mediat italiane bëjnë të ditur se të ndaluarit janë me shtetësi shqiptare dhe italiane. Rrjeti kishte qendrën në Breshia dhe shpërndante kokainë dhe kanabis sativa në të gjithë vendin. Po ashtu, bëhet e ditur se hetimet kanë nisur prej fundit të vitit 2016, teksa në pranga kanë rënë furnizues ndërmjetës dhe shpërndarës në të gjithë Italinë. Sipas policisë, rrjeti përdorte dy linja të furnizimit me drogë, një nga Hollanda dhe një nga Shqipëria. Kokaina mbërrinte nga Amsterdami, teksa shpesh për këtë qëllim përdoreshin avionë.

Pas kësaj pluhuri i bardhë vendosej në kamionë me dysheme të dyfishte dhe për tu shpërndarë në të gjithë Italinë. Përsa i përket kanabisit, bëhet e ditur se ajo mbërrinte nga shqipëria, ku nënvizohet se nisej nga Durrësi, përmes gomoneve me motorë të fuqishëm. Policia Italiane veçon aftësitë e skafistëve shqiptarë, të cilët pasi mbushnin gomonet plot me kanabis zbarkonin në Kalabri. Megjithatë mediat nënvizojnë se personat që kryenin këto udhëtime në det, kishin njohuri për veprimet e forcave të rendit dhe prokurorisë. Për këtë theksohet se janë shënuar raste kur trafikantët kanë hedhur lëndën narkotike në det, për të mos u ndaluar dhe për të humbur provat. Po ashtu bëhet e ditur se çdo person i ndaluar në këtë aksion rrezikon të patën 10 vite burg. Të ndaluarit vijnë vetëm një ditë pas nisjes së aksionit antimafia, ku u angazhuan 250 efektivë të Policisë Italiane.

Artikulli paraprak105 VJETORI I PAVARËSISË, BASHA NË SHKODËR
Artikulli tjetërKAPITENERIA E VLORËS PEZULLON LUNDRIMIN PËR TRE DITËT E ARDHSHME